Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se pasnesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ferizaj

1.

NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV]  Suhadolli (Kodi: 41000020)  nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Fushas (Llugë), Hashanët (një pjesë), Jeta e Re (Topliqan) (një pjesë), Lagjja e Re, Lepi/Lepina, Lipjan, Fushas (Llugë), N.Naselje (Lipjan)-një pjesë, Radevë, Skulla/Skulanevo dhe Suhadolli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të reja, ndërrimi i përçueseve dhe izolatorëve.

2.

NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV]  Banulla (Kodi: 41000012)  nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Banullë, Gadime e Ulët (një pjesë), Gllogc, Gumnasellë, Lagja e Burimit (një pjesë), Lipjan (një pjesë), Llugaxhi, Pojatë, Rubofc (një pjesë) dhe udhëkryqi Janjevë-Lipjan (një pjesë), si dhe rrugët: Bajram Gashi (një pjesë), Ganimete Tërbeshi, Qamil Olluri (një pjesë), Sadik Shala dhe Shën Flori.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Gjilan

 1.

NS 110/10kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Tugjevci (Kodi: 62000004) prej ores 10:00  deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Berivojcë, Boscë, Bratilloc (një pjesë), Feriqevë (një pjesë), Grizimë, Jagllarë (një pjesë), Malësia, Lagjja e Malësisë, Moçar (një pjesë), Strelicë, Svircë (një pjesë), Tugjec, Zajçec dhe një pjesë e rrugës Kadri Zeka.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të drurit me të betonit dhe ndërrimi i izolatorëve, përforcimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

2.

NS 35/10kV Kllokoti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Sllatina (Kodi: 61065002) prej ores 09:00  deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezëve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Mitrovicë

 1.

Nga Stabilimenti 10[kV] Shupkovc do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Betonjerka (Kodi: 70000104) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Rrugët: Agim Ramadani, Kemajl Ataturku, Fan Noli (një pjesë), Maria Shllaku (një pjesë), Nystret Musa (një pjesë), Shemsi Ahmeti (një pjesë), Bislim Bajgora (një pjesë), Brigada 141 Mehë Uka (një pjesë), Esat Meholli (një pjesë), Kalabria (një pjesë), Rifat Dedia (një pjesë), Halim Bajgora (një pjesë), Nezir Miftari (një pjesë), Kadri Bistrica (një pjesë) dhe Boletin (një pjesë). Fshatrat: Zabërxhë (një pjesë), Selac (një pjesë), Lisicë (një pjesë) dhe Melenicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve, pastrimi i trasesë dhe përforcim i shtyllave.

2.

NS 110/10[kV]  Skenderaji do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Llausha  (kodi: 74000011) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Llausha, Rreci, Gecët, Vojvoda, Manastiri, Lagjja III e Qytetit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Pejë

 1.

NS 110/10[kV] Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Istogu I (Kodi: 54000008) prej ores 10:00  deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Dragolevc (një pjesë), Dragolevc i Poshtëm, Istog (një pjesë), Istog i Poshtëm, Muzhevinë dhe Tomoc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i shtyllave, shtrëngim i përçuesve dhe izolatorëve.

Vërejtje, Dalja ka BRRE!