Foto: KALLXO.com

Punime në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do ketë ndërprerje të energjisë nesër dhe pasnesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër dhe pasnesër do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit  dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

26.01.2023

Gjakovë

1.

Nga Stabilimenti 10kV  Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gjakova I (kodi: 81000115) nga ora 10:00 deri 10:30 dhe nga ora 15:30 deri 16:00

Vendet: rrugët: Aleksandër Moisiu, Anton Çeta, Azem Hajdari, Bashkim Idrizi, Besim Bistrazhini (një pjesë), Dëshmorët e Lirisë (një pjesë), Elena Gjika, Faik Konica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Hysni Dobruna (një pjesë), Korab Binxhiu, Migjeni, Nimon Ferizi, Orize, Londra, Vashingtoni, Skendërbeu, Yjet e Erenikut dhe Yll Morina.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

NS 10/0.4[kV] TS 41(kodi: 81000115353) nga ora 10:00 deri 16:00

Vendet: Një pjesë e rr.Anton Çeta dhe një pjesë e rr. Yll Morina.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i transformatorit dhe ormanit të tensionit të ulët.

27.01.2023

Prishtinë

1.

Nga NS 35/10 [kV] Koliqi  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Keqekollë-Hajkobillë (kodi: 14016004 ) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Prizren

1.

Nga NS 35/10 [kV] Prizreni IV  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bajram Curri (kodi: 30033008 ) nga ora 13:00 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi,  Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Wiliam Walker; afariste:”Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe për përmirësimin e vërejtjeve të mbetura.

Ferizaj

1.

Nga NS 35/10 [kV] Shtërrpca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gotovusha Brodi (kodi: 40044005 ) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovc (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushicë dhe Viqë.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.