Prizren

Punëtori bie nga lartësia

Një punëtor ka rënë nga një lartësi gjatë ditës së djeshme në Prizren dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:50 në Prizren.