Punëtorët e Ferronikeli ftohen në takim nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes
Partitë politike kanë dalë në përkrahje të protestuesve të kompanisë “Ferronikeli” pas kërkesave të tyre për takim me deputetët.
Grupi parlamentar i deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje kanë ftuar në takim vetëm 5 nga punëtorët që po protestojnë.
Edhe deputetët e partive opozitare Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës Arben Gashi kanë mbështetur protestuesit.
Deputetët Shala dhe Gashi kanë dhënë përkrahjen për protestuesit.
“Industria dhe metalurgjia është me rëndësi jetike të Kosovës ne e përkrahim shqetësimin tuaj. Kompania është jashtëzakonisht e rëndësishme. Na jem në opozitë qe nuk e kem pushtetin krejt çka mundemi me thënë është se Ferronikeli është me rëndësi jetike. E keni mirëkuptimin tonë edhe si kompani edhe si familje”, ka thënë deputeti Gashi nga LDK.
VIDEO – Protestojnë punëtorët e Ferronikelit, kërkojnë zgjidhje nga deputetët