VIDEO - Protestojnë punëtorët e Ferronikelit, kërkojnë zgjidhje nga deputetët

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” kanë protestuar para objektit të Qeverisë me arsyen se që 5 muaj është ndërprerë prodhimi, si pasojë e krizës së zgjatur ekonomike.

Abedin Haxhiu, nënkryetar i Sindikatës së punëtorëve të Ferronikelit ka thënë se është hera e tretë që kanë dalur të protestojnë para institucioneve të vendit duke kërkuar zgjidhje për ndalimin e prodhimit dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës për mbi një mijë punëtorë.

“Jemi tubuar sot për herë të tretë duke shpresuar se Qeveria dhe Kabineti qeveritar do të reflektojë. Kjo proteste sinjalizon  kulturën tonë që nuk meriton përbuzje. Me 8 tetor u ndërpre aktiviteti ynë, mbeten pa punë mbi 1000 punëtorë, nuk po kërkojnë që të na falet energjia. Na mundësoni që të kthehemi në vend të punës. Ndërprerja e punës në fabrikë ka gjeneruar edhe shumë probleme tjera”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se protestat tjera do të jenë më radikale nëse nuk merret ndonjë vendim për rregullimin e kësaj gjendjeje.

Protestuesit kanë kërkuar takim me deputetët.

Protestuesit janë përplasur edhe me Policinë e Kosovës.

Ferronikeli kishte ndalur prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë me 8 tetor.

Ferronikeli ndal prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike