Milorad Dodik. Foto: Anadolu.

Protestë kundër vizitës së Milorad Dodikut në Podgoricë

Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para selisë së parlamentit të Malit të Zi, në shenjë proteste kundër vizitës në Podgoricë të Milorad Dodik, presidentit i Republikës Serbe të Bosnjes.

Protestuesit bënë thirrje kundër udhëheqësit të serbëve të Bosnjës dhe kryetarit të parlamentit malazez, Andrija Mandiç, i cili ishte mikpritës i takimit dhe përfaqëson partitë pro-ruse dhe pro-serbe në Malin e Zi.

Protestuesit thanë se në këtë ditë janë vrarë njerëz të komunitetit mysliman në Shtërpci nga forcat serbe dhe me këtë akt të sotëm Mali i Zi “po i vret sërish”.

“Ky është thelbi i kësaj historie dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ne nuk i mbështesim kriminelët”, thanë ata.

Qeveria dhe presidenti i Malit të Zi thanë se nuk kanë informacione zyrtare për vizitën e presidentit i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik./VOA

.