Prokuroria vepron për plagosjen në Prizren shkaku i skeleve

Mosmarrëveshja ndërmjet fqinjëve prizrenas e gushtit të vitit të kaluar për skelet e vendosura ka përfunduar me aktakuzë për tre vepra penale.

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për tre vepra penale ndaj të akuzuarit F.K., nga Prizreni, tentim vrasje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Më 21 gusht të vitit 2019 i akuzuari F.K., kishte pasur mosmarrëveshje me fqinjin e tij P.K., i cili kishte vendosur skele në oborrin e të akuzuarit pa e pyetur, dhe derisa ky i fundit ishte në skele i ndërsa i akuzuari F.K., e kishte kërcënuar me fjalë dhe i i kishte drejtuar pistoletën të dëmtuarit P.K., njoftoi Prokuroria në Prizren

Sipas aktakuzës, gjatë fjalosjes dhe mosmarrëveshjes ka ndërhyrë edhe vëllai i të dëmtuarit P.K, personi me iniciale A.K., i cili i ka kapur dorën ku e kishte pistoletën i akuzuari F.K., dhe gjatë përleshjes ishte shkrepur arma “Ecol” dhe një plumb e kishte goditur të dëmtuarin A.K., në nofullën e poshtme të djathtë duke i shkaktuar thyerje të shumëfishta dhe duke i shkaktuar lëndime të rëndë të dëmtuarit dhe dëmtim të përkohshëm e serioz të shëndetit.