Prokuroria Speciale ka filluar hetimin për dokumentet e dërguara në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar çështjen e dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së të cilat ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton publikun që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një konference për media, kishte njoftuar se kishin pranuar një pako në zyrat e saj, që sipas tyre, është pako me 4,000 dosje nga Gjykata Speciale.