Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria po heton si hyri në Kosovë cisterna me posterin e Putinit

Prokuroria e Pejës tha sotse është duke e hetuar rastin ku sot në qytetin e Pejës kanë qarkulluar dy maune, njëra me fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin, e tjetra me fotografinë e shkrimtarit serb Vuk Karaxhiq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se prokuroria ka autorizuar policinë e Kosovës që t’i intervistojë të dyshuarit lidhur me mënyrën e hyrjes së tyre në Kosovë,  qëllimin dhe çështje të tjera me rëndësi.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve para hetimore do të vlerësohet për veprimet e mëtejmë” shtoi Nikçi.

Pejë, arrestohen shoferët e mauneve me fotot e Putinit dhe Karaxhiqit