Balona e djegur në Pejë

Prokuroria nis hetimet lidhur me djegien e balonës në Pejë

Prokuroria e Pejës ka nisur hetimet për një balonë gjigante që u dogj në qendër të Pejës.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Qavolli tha se rasti është hapur si zjarrëvënie, ndërsa sipas kamerave të sigurisë dy persona janë të dyshuar për rastin.

“Janë duke u marrë veprime hetimore për identifikimin e të dyshuarve” tha prokurori Qavolli.

Edhe Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas ngjarjes së djeshme ku është djegur balona “Mirë se vini në Pejë”.

Muhaxheri tha se ngjarja e ditës së djeshme i trishtoi tmerrësisht.

 

Reagon kryetari i Pejës për djegien e balonit