Prokuroria me aksion anti-prostitucion në Pejë, një i arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimet për mundësim në prostitucion. Kallxo.com merr vesh se i dyshuari është arrestuar më 24.05.2024.

KALLXO.com mëson se aktualisht njësitë policore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë janë duke kryer disa bastisje në lidhje me këtë çështje.