Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Profili zyrtar i Policisë së Kosovës në Facebook jashtë funksionit

Profili zyrtar i Policisë së Kosovës në Facebook, Kosovo Police, është “zhdukur”.

E kontaktuar nga KALLXO.com, Policia e Kosovës ka njoftuar se për arsye të problemeve teknike të shfaqura sot, profili zyrtar i PK-së është jashtë funksionit.

Nga Policia kanë njoftuar se lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetentë me qëllim të evitimit të problemit.