Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes një polic, po mbante rendin në një qendër vaksinimi në Podujevë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur gjatë ditës së sotme.

KALLXO.com mëson se vdekja e policit erdhi si pasojë e një sulmi në zemër.

I njëjti zyrtar policor ishte në orar të punës duke mbajtur rend dhe siguri në një qendër vaksinimi në Podujevë.