Prodhime vendore | Foto: Facebook

Prodhimtaria në Kosovë, lirohet më pak se 1 për qind

Tremujori i fundit  i vitit që shkoi, evidentoi rënie të lehtë të çmimeve të prodhimit, rënia ishte më e vogël se një përqind.

Rënie pati kryesisht te nxjerrja e xehes së metalit, prodhimi i rrymës e avullit për tu rritur më pas tek prodhimi i mobileve dhe mjeteve motorike.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për -0.6 përqind në tre muaj tetor-dhjetor 2019 në raport me tre muajt paraprak.

Çmimet e prodhimit më së shumti ranë tek nxjerrja e metalit dhe prodhimi i metaleve por edhe degë të tjera por në përqindje më të vogël

“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-5.9%); prodhimi i metaleve (-1.4%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.8%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.7%); prodhimi i produkteve kimike (-0.7%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.6%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.6%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.5%); dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.1%).”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (8.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.0%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj (1.0%); dhe prodhimi i mobilieve (0.2%).

Tutje thuhet se tremujori i fundit i vitit 2019 krahasuar me periudhën e njëjta të vitit 2018 çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej -0.1 përqind.

ASK tregon se ku pati rënie të çmimeve ëm shumë e ku më pak.

“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-19.6%); prodhimi i produkteve kimike (-3.1%); prodhimi i lëkurës dhe i produkteve prej saj (-2.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.2%); prodhimi i pijeve (-0.1%); dhe prodhimi i metaleve (-0.1%).”, tregon ASK.

Më tej në komunikatë thuhet se rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i mobilieve 3.9 përqind; prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove 3.5 përqind; prodhimi i produkteve minerale jometalike 2.7 përqind; prodhimi i pajisjeve elektrike 1.3 përqind; prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 1.1 përqind; përpunimi i produkteve ushqimore 0.8 për qind; prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 0.8 përqind; prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj 0.6 përqind; dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 0.2 përqind.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) këto të dhëna i bëri të ditura me publikimin e indeksit “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt (TM4) 2019”.