llustrim, stoli

Prizren, vidhen stoli ari dhe para të gatshme

Një person ka raportuar në polici se disa persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij, nga dhomat e së cilës kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:00 në fshatin Mazrek të Prizrenit.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.