Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prizren, sulmohet seksualisht një e mitur

Një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

E mitura pas sulmit është dërguar për tretman mjekësor, pastaj në strehimore.

Rasti ka ndodhur me 30 shtator, rreth orës 21:00 në Prizren.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një rast tjetër i sulmit seksual në Prizren ka ndodhur me 24 shtator, ku i dyshuari T.Th dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 7 vjeçare, për të cilin është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Prizrenit.

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj 7 vjeçares