Prizren, sulmohen policët në oborr të shkollës

3 burra në Prizren janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë ndaj COVID- 19.

Sipas Policisë, ata janë zënë në oborrin e një shkolle duke luajtur dhe duke konsumuar pije alkoolike.

Njëri prej të dyshuarve kishte sulmuar dy zyrtarë policor, duke i penguar në kryerjen e detyrës së tyre.

Nga ky sulm, i dyshuari bashkë me të dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.