Prizren, falë bashkëpunimit të qytetarëve dhe mediave, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, për identifikimin dhe lokalizimin e të cilit kishte kërkuar dje ndihmë nga qytetarët.

Të dyshuarit, Policia ia kishte publikuar fotografinë.

Sipas Policisë, ai dyshohet se ka kryer veprën penale – shpërdorim i pasurisë së huaj, në Prizren.

‘’Me datën 29.12.2023 hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin” – ka njoftuar sot Policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.