Foto-ilustrim

Prizren, dyshohet se një 76-vjeçar vrau veten, Policia jep detaje

Një burrë i moshës 76-vjeçare dyshohet se ka vrarë veten gjatë ditës së sotme në Prizren.

Për të kryer aktin, sipas Policisë së Kosovës, viktima ka përdorur një armë zjarri – pistoletë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KALLXO.com se për rastin janë njoftuar rreth orës 18:20.

Ngjarja ai tha se ka ndodhur në rrugën “Besim Behluli”.

“Dyshohet se vetëvrasja është kryer me armë zjarri -pistoletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Pasi që janë mbledhur provat dhe dëshmitë prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast – vetëvrasje” – tha Bytyqi.

Zëdhënësi tregoi se trupi i viktimës është dërguar në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa arma e përdorur në këtë rast bashkë me provat e tjera është sekuestruar.