Foto: Ilustrim

Prizren, babai raporton zhdukjen e të birit

Një qytetar nga lagjja “Arbana” të Prizrenit ka raportuar në Polici për zhdukjen e djalit të tij.

Sipas njoftimit të Policisë, qytetari ka thënë se i biri i tij më 11 mars është larguar nga shtëpia dhe deri më tani nuk është kthyer.

Qytetari ka treguar se djali i tij është i moshës madhore dhe është me të meta mendore dhe se përdor medikamente qetësuese.

Rasti, i cili po trajtohet si person i zhdukur, vazhdon të hetohet.