Prizreni. Foto: KALLXO.com

Prizren, asnjë rast i ri me COVID-19, dhe 19 të shëruar

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, tha se sot në këtë komunë janë bërë 26 teste, 20 ritestime dhe 6 gjurmime të kontakteve.

Nga këto testime, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.

Ndërsa, lajm i mirë sipas drejtorit Shehu është se janë 19 të shëruar të rinj.

Shehu ka treguar se nga komuna e Prizrenit janë 93 të infektuar me COVID-19, 67 të shëruar, 2 kanë vdekur dhe 24 raste janë aktive.