Prizren - Asgjësohen mbi 10 mijë euro mallra pa afat

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, përkatësisht sektori sanitar i kësaj drejtorie, gjatë ditës së djeshme ka bërë mbikëqyrjen e rregullt të procedurës së asgjësimit të mallit me afat të skaduar, sipas kërkesës së biznesit afarist.

Vlera e mallit të asgjësuar është 10 mijë e 492 Euro, ku biznesi në fjalë ka vepruar dhe respektuar procedurat e rregullta për asgjësim të mallit me afat të skaduar.

Drejtoria e Inspektorateve përmes një njoftimi ka ftuar të  gjitha bizneset që t’i përmbahen rregullave dhe procedurave për kujdesin e mallit me afat të skaduar, në të kundërtën do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për t’i ndëshkuar ata.