Hodhi lavatriçen nga ballkoni, dënohet me 200 euro qytetari në Prishtinë

Një video e publikuar në rrjetet sociale më datë14.02.2024, në të cilën shihet një qytetar në një objekt shumëkatësh duke hedhur pajisje shtëpiake, bëri që të reagojnë inspektorët e kryeqytetit.

Inspektorët e kryeqytetit kanë reaguar duke gjobitur me 200 euro personin pasi i njëjti sipas tyre, rrezikoi kalimtarët e rastit.

‘Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit. Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hedhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”- thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës të publikuar më 14.02.2024.

Videoja e plotë është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” e cila thuhet se është xhiruar në ‘Lagjen Kalabria’ në kryeqytet