Foto: Komuna e Prizrenit

Prizren, asgjësohen akullore, lëngje e çokollata me afat të skaduar dhe bukë të mykura

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren sot ka asgjësuar mall në vlerë prej 1,825 euro.

Malli i asgjësuar ishte me afat të skaduar dhe i padeklaruar.

Në mallin  e asgjësuar që kishte skaduar përfshihen produkte të prodhimit italian dhe atë: akullore me datë të skadimit që nga muaji shkurt,  lëngje të skaduara në muajt mars dhe prill si dhe biskota dhe çokollata të skaduara në muajt prill dhe maj.

Ndaj operatorit ekonomik Drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar se janë iniciuar procedurat në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ndërsa në një rast tjetër Drejtoria e Inspektoratit ka intervenuar pas denoncimit të një qytetari për blerje të bukës së mykur në një qendër tregtare.

Pas inspektimi nga inspektorët komunalë të Bujqësisë është gjetur pjesa tjetër po ashtu e mykur, andaj malli është asgjësuar dhe ndaj operatorit Drejtoria e Inspektoratit ka iniciuar procedura pranë Gjykatës për Kundërvajtje.