Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, arrestohet i dyshuari për kontrabandim të gjashtë shtetasve të huaj

Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka kontrabanduar njerëz.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:20 në lagjen Arbana në Prizren.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.