Kolona ne Kufi me Maqedoninë - Han i Elezit - 06.01.2019

Pritje të gjata në kufirin Serbi-Hungari

Bashkatdhetarët gjatë udhëtimit prej Kosovës në vendet europiane ku jetojnë dhe punojnë ende po përballen me pritje të gjata nëpër kufi.

Një lexues i portalit rtv21.tv ka njoftuar se është nisur nga Kosova për në Austri dhe kjo rrugë po i merr shumë kohë, pasi që vetëm në kufirin Serbi-Hungari janë duke pritur që 6 orë.

Ai thotë se kolonat dhe pritjet e gjata prej 6 orësh nuk po i arsyeton nga askush, shkruan rtv21.tv.

“Edhe me autobusa edhe me automjete janë duke pritur. Ende nuk dihen arsyet pse janë duke pritur kaq gjatë. Askush nuk jep ndonjë informatë”, u shpreh bashkatdhetari që ka marr rrugën për Austri.

Ai tregon se të gjithë po presin brenda autobusit dhe herë pas here po ka ankesa edhe nga udhëtarët e tjerë.

Ndërsa, në pikat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje sipas Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka pritje të gjata, maksimumi i pritjeve është 5 deri në 10 minuta për hyrje-dalje./21Media