Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Pritje mbi një orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët për të dalë nga territori i Kosovës përmes pikës kufitare në Merdarë preesin 1 orë deri në 1 orë e 30 minuta.

Përderisa kolona e pritjes ka shkuar deri në 300 metra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar vazhdimisht rifreskon të dhënat për kohëzgjatjen e pritjes nëpër 12 pika kufitare të Kosovës.

Tashmë kur kanë kaluar mbi 10 ditë pas fillimit të vitit 2020, bashkatdhetarët po vazhdojnë të kthehen nëpër vendet e tyre të punës përderisa po zvogëlohet edhe koha e pritjes në kolonë nëpër pika kufitare.

Menjëherë pas fillimit të vitit 2020, pritjet në kolonë nëpër pikat kufitare, sidomos në Merdare kanë shkuar deri mbi 9 orë.

E njëjta ka ndodhur edhe kur ata kanë hyrë në Kosovë, në fund të vitit 2019.

Përveç të dhënave për kohën e pritjes në kolonë nëpër pikat kufitare të Kosovës, QKMK-ja ka prezantuar edhe të dhënat në lidhje me gjendjen e rrugëve që të dërgojnë nëpër pikat kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse në disa pjesë kanë filluar reshjet e borës.

Informacionet në kohë reale në lidhje me pritjet në kolona nëpër 12 pikat kufitare të Kosovës mund t’i gjeni KËTU.