Vetura në zjarr/ Ilustrim

Prishtinë, zjarri në kontejner të mbeturinave përfshinë veturën e një qytetareje

Një qytetare ka raportuar në Policinë e Kosovës se vetura e saj është dëmtuar si pasojë e një zjarri që ka ndodhur në kontejnerët e mbeturinave.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë mbrëmë rreth orës 22:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarri, ndërkaq rasti është duke u hetuar.