Foto: Ilustrim

Zjarr në lagjen 'Mati 1' në Prishtinë (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen ‘Mati 1’, konkretisht afër shkollës fillore ‘Pavarësia’, në Prishtinë.

Sipas një qytetari që ka dërguar një video në redaksinë e KALLXO.com nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Pamjet nuk tregojnë saktë se çka është duke u djegur, por shihet flakë e madhe.

Gjithashtu, siç shihet në video, në vendin e ngjarjes nuk kanë shkuar ende zjarrfikësit.

Në video shihet po ashtu se disa qytetarë bëjnë përpjekje për të fikur zjarrin.