Ilustrim

Prishtinë, tentim vrasje me armë zjarri

Policia e Kosovës përmes raportit policor ka njoftuar se dy të dyshuar të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Lidhur me rastin është informuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.

Nuk është raportuar për të arrestuar.