Foto: Ilustrim

Prishtinë, rrëmbehet një vajzë e mitur

Një vajzë e mitur është rrëmbyer dje rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Sipas Policisë dyshohet se viktima është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj.

Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit “Mercedes”.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.

Rasti, i cili po trajtohet si rrëmbim, është iniciuar dhe është duke u hetuar.