Ilustrim

Prishtinë, persona e panjohur ia thyejnë veturën dhe ia vjedhin pistoletën

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur një çantë, në të cilën gjendej një pistoletë me 15 fishekë me leje, një orë dore, euro para të gatshme dhe dokumente personale.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 16:00.

Policia ka njoftuar që i dëmtuari ka raportuar se personat në fjalë kishin hapur më forcë derën e veturës së tij, prej ku edhe kishin vjedhur gjësendet e lartëcekura.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar në lidhje me rastin.