Foto-ilustrim

Prishtinë, paraburgim për të dyshuarin për dhunë në familje

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Sh.B., i cili dyshohet për dhunë në familje ndaj të dëmtuarës E.B.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se paraburgimi është caktuar me qëllim të parandalimit që i pandehurit të pengojë procedurën penale si dhe të ndikojë në të dëmtuarën dhe dëshmitarë.

Po ashtu njoftimi thotë se ekziston rreziku se i pandehuri Sh.B. mund ta përsërisë veprën penale ndaj të dëmtuarës E.B.

Gjithashtu, i pandehuri Sh.B. është udhëzuar me të drejtën e tij për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky është rasti i dytë brenda ditës që është caktuar masa e paraburgimit në Prishtinë për dhunë në familje.