Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për të dyshuarin për dhunë në familje

Gjykata e Prishtinës ka caktuar sot masën e paraburgimit për V.Z., i dyshuar për veprën penale – dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit prej një muaji është  caktuar për shkak të rrezikut të ikjes të të dyshuarit pasi që i njëjti ishte arratisur nga Policia nga data 15 prill.

Po ashtu, Gjykata gjeti se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale pasi i njëjti është i njohur për organet e ndjekjes.

Njoftimi thotë se ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

I pandehuri V.Z. ështe njoftuar me te drejtën e paraqitjes së ankesës në Gjykatën e Apelit.

Për veprën penale dhunë në familje, Kodi Penal ka paraprë dënim me gjobë dhe dënim me burgim deri ne 3 vjet.