Prishtinë, hapen 6 kënde të lojrave dhe 2 fusha sportive

Në disa lagje në Prishtinë janë hapur kënde të lojërave e fusha sportive.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka treguar se vlera e tyre kap shumën prej mbi 341 mijë euro.

“Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimi të 6 këndeve të lodrave dhe 2 fushave sportive në vlerë prej 341,717.45 euro në lagje të ndryshme të kryeqytetitit”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social “Facebook”.

Këndët e lodrave dhe fushat sportive janë në këto lokacione:

Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave

Në lagjen Dardania – kënd i lodrave

Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregëtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportive

Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank – – kënd i lodrave dhe fushë sportive