Prishtinë, gjendet një qese me eshtra

Në Prishtinë dje është gjendur një qese najloni me eshtra të dyshimtë, njofton Policia.

Sipas raportit policor, ankuesi ka raportuar në Polici se ka hasur një qese najloni me eshtra, që nuk dihet kujt i përkasin.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë dhe e njëjta është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.