Ilustrim

Policia gjen mbetje kockore në Qubrel të Skenderajt

Të premten, skaj një rruge në fshatin Qubrel të Skenderajt, Policia e Kosovës ka gjetur eshtra që dyshohet se janë njerëzore.

Sipas njoftimit, eshtrat janë marrë nga njësitet e veçanta të forcave të rendit.

“Raportohet se në skaj rrugës janë gjetur disa eshtra të vjetër një kafkë dhe dyshohet se janë mbetje të vjetra të njerëzve” – thuhet në njoftim.

“Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për krime lufte ka marrë me vete eshtërtat (mbetjet kockore) dhe do të mirën me rast. Me urdhër të  prokurorit rasti iniciohet si më lartë” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.