Foto: KALLXO.com

Gjenden eshtra në Gllogovc

Gjatë ditës së djeshme një person ka njoftuar policinë se ka gjetur disa eshtra.

Sipas raportit ditor të policisë, personi që raportoi ngjarjen tregoi se kishte gjetur eshtrat deri sa ka qenë duke kryer punime.

Eshtrat janë gjetur në fshatin Sankovc në Gllogovc (Drenas).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe  janë duke siguruar vendin e ngjarjes deri sa të dalin njësiti përkatës për ti marrë eshtrat.