Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prishtinë, babai raporton se u kanos nga djali i tij

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në Prishtinë një burrë ka raportuar se djali i tij e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë. Rasti ka ndodhur në Prishtinë më 19:00 më 01.07.2024.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Në Lipjan një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në Kaçanik. Një e mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftim. Sipas raportit policor rasti ka ndodhur më 01.07.2024, rreth orës 23:00.