Ilustrim.

Prishtinë, arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata, gjatë kontrollit iu gjet drogë

Rreth orës 21:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur për Kallxo.com se ndaj të dyshuarit L. Sh., 31-vjeç, ka rezultuar të ketë edhe një urdhërarrest aktiv të nxjerrê nga Gjykata e Prishtinës.

Ahmeti tutje shtoi se konform urdhëresës së Gjykatës, i njëjti është proceduar më tej në vuajtje të dënimit prej një viti e shtatë muaj.