Prishtinë, arrestohet nën dyshimin se rrahu gruan dhe djalin

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Prishtinë, nën dyshimin se ka rrahur gruan dhe djalin e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rrahja ka ndodhur pas një zënke verbale, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.