Ilustrim

Prishtinë, arrestohen tre persona për narkotikë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 01.03.2024 ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë kapur gjatë shit-blerjes së substancave narkotike.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 782 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe 942.5 euro.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.