COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Prishtina vazhdon të ketë të infektuar me COVID-19 shumëfish më shumë se komunat e tjera

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 1.831 mostra prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes nga COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Dragash 1 rast, Istog 1 rast, Klinë 1 rast, Podujevë 1 rast, Shtime 1 rast, Vushtrri 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 914 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338.