Prishtina pa ujë, akuzohen investitorët privat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e saj në zonat Graçanicë, Çagllavicë, Hajvali, lagjja “Nic”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “ Janina”, Veterniku, bizneset përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, Mati 1, Aktash 1 dhe 2, si dhe zona qendër se gjatë ditës së sotme do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë së Ujësjellësit KRU “Prishtina”, kjo po vije si rezultat i dëmtimit të tubit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali, sërish nga investitorë privat.

“Mungesa e ujit të pijshëm do të jetë prezente në zonat e lartcekura deri në sanimin e gjendjes. Natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër.

Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e zonave të lartëcekura, ku dëmtime të tilla nga investitorë privat janë bërë dukuri e përditshme dhe e pashmangshme, pa kurrëfarë përgjegjësie nga ana e tyre ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj institucionit tonë”, thuhet në njoftim.

Kompanie thotë se ekipet teknike të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes./21Media