Prishtina njofton për testim të krahut të ri te rrethi në hyrje të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës  ka njoftuar se ka filluar faza e tretë e testimit të krahut të ri, tek rrethrotullimi në hyrje të Prishtinës.

“Nga dje kemi filluar fazën e tretë të testimit, ku krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore”, ka shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu ka thënë se në ndërkohë mund të ketë disa ndryshime shtesë, varësisht nevojës për ta rregulluar trafikun.