Prishtina me 72 raste me COVID-19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend 124 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është shqetësuese numri i madh i rasteve në Komunën e Prishtinës, ku për 24 orë janë regjistruar 72 raste pozitive me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e  263 raste  dhe 657 raste të vdekjes. Ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 770.