Prioritetet e Gjermanisë për Kosovën, pas marrjes së Presidencës së BE-së

Përmes një paraqitje online nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë u shënua kalimi nga Kroacia te Gjermania i Presidencës së Këshillit të BE-së.

Ambasadori i Gjermanisë  në Kosovë, Christian Heldt tha se do të kenë fokus  tri çështje  të mëdha në Kosovë në gjashtë mujorin e ardhshëm.

“Përveç temave të përgjithshme të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit: Sfidat e pandemisë, dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, tha ai.

Lidhur me vizat, ambasadori deklaroi se këtë duhet ta zgjidhin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pasi Ambasada gjermane është ambsada që lëshon më së shumti viza në këtë shtet, nuk kam nevojë për ligjërata rreth kësaj cështje nga njerëz me dy dhe tri pasaporta. Kurt ë vijë liberalizimi i vizave dhe unë shpresoj që do të ndodhë shumë shpejt kjo nuk do të jetë për shkak se disa tani po flasin me zë të lartë. Por kjo do të ndodhë për shkak të shumicës së heshtur anonime të qytetarëve të këtrij vendi që punojnë me zell dhe i binden ligjit”, tha mes tjerash ai.