Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidentja Vjosa Osmani uron homologun francez pas rizgjedhjes në krye të Francës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Osmani përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se pret me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve me Francën.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e Francës është kyçe për rrugën tonë të fortë euroatlantike”, shkroi ajo.

Emmanuel Macron është rizgjedhur president i Francës.me 58% të votave, përballë Marine Le Pen, të cilës i kreditohen 42% e votave, sipas vlerësimeve të para të institutit të sondazheve Ifop.

Në Francë sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Në garë ishin presidenti aktual, Emmanuel Macron, dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Mandati i presidentit të Francës është pesëvjeçar.

Emmanuel Macron rizgjidhet president i Francës