Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron rizgjidhet president i Francës

Emmanuel Macron është rizgjedhur president i Francës.me 58% të votave, përballë Marine Le Pen, të cilës i kreditohen 42% e votave, sipas vlerësimeve të para të institutit të sondazheve Ifop, raporton “Le Figaro”.

Në Francë sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Në garë ishin presidenti aktual, Emmanuel Macron, dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Mandati i presidentit të Francës është pesëvjeçar.