Presidentja Vjosa Osmani pritet në takim nga kryeministrja e Lituanisë

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Osmani tha se gjatë takimit kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas zhvillimeve në Ukrainë si dhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme si ajo e mbrojtjes, teknologjisë e ekonomisë.

Presidentja është shprehur mirënjohëse ndaj shtetit lituanez për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyqe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në NATO. Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, tha presidentja Osmani në Facebook.